Telegrafi

Icardi poston një foto, aty ku shihet me maskë të oksigjenit – tifozët acarohen me argjentinasin

Ish kapiteni i Interit Mauro Icardi postoi një foto të veshur me një maskë oksigjeni dhe shpjegimi i tij ka shkaktuar polemikë.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit u shfaq në një storie në Instagram duke mbajtur një maskë oksigjeni të shtunën, duke treguar shqetësimet për shëndetin e tij.

Ish-kapiteni i Interit fillimisht nuk e shpjegoi arsyen e fotos, por pasi mori disa mesazhe nga tifozët e shqetësuar, ai e sqaroi.

“Për të gjithë ata që më pyesin, kjo është një dhomë hiperbarike që unë kam në shtëpi. Unë e përdor atë për të parandaluar dëmtimet dhe për tu rikuperuar më shpejt pas ndeshjeve dhe seancave stërvitore”, shpjegoi Icardi në një storie të re në Instagram.

“Oksigjeni i pastër merret me një presion tre herë më të lartë se atmosferiku”.

Tifozët e kanë kritikuar atë në rrjetet sociale pasi koha e fotos së parë, e postuar pa ndonjë shpjegim, ndoshta nuk ishte e përshtatshme. /Telegrafi/