Telegrafi

Icardi nuk luan për Argjentinën në Botëror?

(Foto: Getty Images)

Sulmuesi i ardhshëm i Interit, Lautaro Martinez, do të ketë pjesë e skuadrës së Argjentinës për Kampionatin Botëror, por jo edhe Mauro Icardi – raporton TyC Sports.

Sipas njoftimit, përzgjedhësi Jorge Sampaoli e ka bërë listën me 35 lojtarë, e cila pastaj do të ngushtohet para fillimit të turneut.

(Foto: Getty Images)

Në listë mungon Icardi, ndërsa aty ndodhet ylli i Racing Club Avellaneda, Lautaro Martinez.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Mauro Icardin

Interi ka arritur marrëveshje edhe me klubin edhe me 20-vjeçarin që futbollisti i ri të transferohet në Giuseppe Meazza në afatin kalimtar veror.

Përkundër 105 golave të shënuar në 183 ndeshje në Serie A, Icardi nuk po arrin të depërtojë në skuadrën e Argjentinës.

(Foto: Getty Images)

25-vjeçari ka regjistruar vetëm katër paraqitje për kombëtaren, tri prej tyre nga shtatori i vitit 2017.

Sulmuesi argjentinas është pjesë e Interit nga vera e vitit 2013, kur u transferua nga Sampdoria. /Telegrafi/