Telegrafi

Icardi ndihet i lumtur te Paris Saint-Germain, do trofe tjerë me klubin francez

Mauro Icardi këmbëngul se ai është i lumtur në Paris Saint-Germain, pavarësisht raporteve që e lidhin atë me Juventusin dhe Romën në Serie A.

Sipas raporteve në Itali, ish-kapiteni i Interit është një shënjestër prej kohësh e Juventusit, dhe Roma gjithashtu po mendon ta nënshkruajë atë në verë.

Icardi ishte bashkuar me PSG-në si huazim me një mundësi blerje në vitin 2019 dhe gjigantët e Ligue 1 e bënë lëvizjen e tij të përhershme në vitin 2020.

“Kur arrita në huazim, bëra gjithçka që munda të jem në gjendje të bëja një ndryshim dhe të ndihmoja ekipin me golat e mi. Ishte një vit i mirë”, ka thënë fillimisht Icardi për faqen zyrtare të PSG.

“Kështu që unë isha shumë i lumtur që klubi vendosi të më blinte mua dhe të më propozonte për të vazhduar së bashku për katër vitet e ardhshme. Për mua, ishte një nder dhe një krenari, siç thashë ditën e parë arrita në Paris. Ndihem mirë këtu, në një ekip të shkëlqyeshëm që fiton trofe. Kjo është ajo që kërkon një lojtar”.

“Qëndrimi im është i njëjtë me sezonin e kaluar. Vitin e kaluar, ne patëm një sezon të shkëlqyeshëm dhe shpresoj që në vitet që vijnë mund të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të fitojmë trofe”.

“Mendoj se ka qenë e vështirë për ne me të gjitha ndryshimet për shkak të Covid-19. Luajtëm dy finale të kupës dhe arritëm në finalen e Ligës së Kampionëve”.

“Kur Liga e Kampionëve mbaroi, ne u kthyem në Paris për të luajtur në kampionat, i cili tashmë kishte filluar dhe nuk kishim pasur një para-sezon”.

“Ishte e vështirë dhe mendoj se kjo na penalizoi. Ne patëm shumë dëmtime gjatë gjysmës së parë të sezonit, si shumë ekipe”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/