Telegrafi

Icardi kushton shumë, Roma mendon për Lacazetten

Mauro Icardi prej ditësh është lidhur me një transferim te Roma, por duket se kjo nuk do të ndodhë.

Sulmuesi argjentinas mund të largohet nga Paris Saint Germain dhe Roma ishte skuadra që interesohej për afrimin e argjentinasit.

Megjithatë paga e lartë e lojtarit ka bërë që Roma të heq dorë nga afrimi i tij, por edhe çmimi prej 60 milionë eurove që kërkon PSG.

Giallorosët kanë ndërruar mendje dhe tani janë duke shikuar afrimin e sulmuesit francez Alexandre Lacazette.

Reprezentuesi francez do të largohet në fund të sezonit nga Arsenali, pasi nuk ka pranuar rinovimin e kontratës e cila skadon në vitin 2022.

Roma ka nisur kontaktet e para me Arsenalin për lojtarin i cili vlerësohet rreth 25 milionë euro.

Gjithashtu paga e tij është dukshëm më e vogël, pasi francezi do të kënaqej me një shumë prej pesë milionë eurove në sezon.

Në rast se nuk arrihet as Lacezette, atëherë Roma do të shikojë mundësinë e transferimit të Andrea Belottit nga Torino. /Telegrafi/