Telegrafi

Icardi: Jam i lumtur me golin e parë për Argjentinën

Mauro Icardi (Photo by Amilcar Orfali/Getty Images)

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi thotë se ekziston një atmosferë shumë e mirë në kampin e Argjentinës.

Futbollisti më në fund hapi llogarinë e golave për argjentinasit gjatë fitores 2-0 kundër Meksikës dhe u shpreh tejet i lumtur me këtë fitore.

“Më mungonte një gol, këtë e prisja dhe tani jam i lumtur”, tha ai pas ndeshjes.

Mauro Icardi (Photo by Amilcar Orfali/Getty Images)

“Nuk është e lehtë të luash pa shënuar. Ajo krijon shumë probleme, por tani shpresoj të vazhdoj kështu”.

“Ne jemi një grup shumë i mirë, mund të rritemi dhe jemi të lumtur me punën e Leo [Scaloni], Walter [Samuel] dhe Pablo [Aimar]”.

“Sigurisht se federata është ajo që vendos për të ardhmen time, por mund të them që tani, ka një atmosferë të mirë në ekipin kombëtar si kurrë më parë”.

“Messi? Ai është lojtari më i mirë në botë dhe të gjithë shpresojmë që do të kthehet me ne, veçanërisht me ardhjen e Copa America”, tha futbollisti.

Ndryshe, 25-vjeçari deri më tani ka pasur vetëm tetë paraqitje dhe ka shënuar një gol. /Telegrafi/