Sipas një studimi të fundit, ibuprofeni mund t’ua zvogëlojë shanset e kancerit të gjirit femrave të cilat veçse kanë rrezik të lartë për këtë sëmundje.
Hulumtuesit kanë zbuluar se përdorimi i rregullt i ilaçeve antipezmatuese si ibuprofeni apo naproxeni e ulin këtë rrezik për 40 për qind, transmeton Telegrafi.
Por aspirina, e cila futet në të njëjtën kategori, duket se nuk e ka të njëjtin efekt pozitiv.
Studimi nuk ka kryer testime me njerëz të shëndetshëm dhe nuk këshillohet që njerëzit t’i përdorin këto ilaçe derisa t’u thotë doktori.
Hulumtimet e mëhershme nuk kishin shpjeguar se përse ilaçet e zvogëlojnë këtë rrezik, megjithatë sugjerojnë se e mbajnë në kontroll riprodhimin dhe vdekjen e qelizave.
Gjithashtu, një studim tjetër kishte treguar se këto ilaçe e zvogëlojnë aktivitetin e një enzime (cyclooxygenase) e cila njihet se është tejet aktive në qelizat kanceroze. /Telegrafi/