Këngëtari unik i skenës, Ibro Deli, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.
“Bass” titullohet kënga e tij e re, e cila është e zhanrit RnB dhe hip-hop.
Kënga është produkt i producentëve BMTJ dhe BledBeats, gjersa për masteringun është kujdesur Equus.
Për vargjet e tekstit është kujdesur vet Ibro Deli, gjersa i njëjti ka realizuar edhe regjinë klipit, i cili vjen me skena mjaft interesante.
Ibro është një artist ndryshe i skenës shqiptare, i cili zgjedh që këngët e tij t’i vizualizojë në një mënyrë të veçantë.
Ai numëron këngë të shumta në diskografinë e tij, të cilat janë pritur kryesisht mirë nga ata që e pëlqejnë muzikën e tij. /Telegrafi/