Telegrafi

Ibrakoviç vlerëson lojën që Drita e shfaqi ndaj Prishtinës

Drita e ka mposhtur Prishtinën në kuadër të javës së 17-të në BKT Superligën e Kosovës me rezultat 1-0.

Trajnerit boshnjak, Abdullah Ibrakoviç, ka vlerësuar lojën e skuadrës nga Gjilani, ndërsa ka kërkuar nga futbollistët e tij që të jenë më konkret para portës.

Ai ka theksuar se Prishtina është dënuar me një gol nga Drita.

Lexo po ashtu Drita fiton derbin e madh ndaj Prishtinës në kryeqytet

“Drita është një skuadër e fortë dhe luajtën të disiplinuar duke tentuar që nëpërmjet kundërsulmeve të vijë deri te goli dhe që në fund ia doli të bëj gol”, ka deklaruar Ibrakoviç për Art Sport pas ndeshjes.

“Ne nuk kemi ditur t’i shfrytëzojmë rastet tonë dhe jemi dënuar me një gol”.

“Ne duhet të jemi më konkret në rastet që i krijojmë për gol”, përfundoi trajneri i Prishtinës. /Telegrafi/