Telegrafi

Ibrakovic thotë se faktori kryesor që humbën ndaj Dritës ishte lodhja

Prishtina është mposhtur 2-0 në udhëtim te Drita në kuadër të derbit të xhiros së 26-të në BKT Superligë.

Ka qenë një ndeshje fantastike në Gjilan, ku u dominua nga Drita e cila me dy gola në pjesën e dytë fitoi tri pikët.

Pas ndeshjes trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakovic ka thënë se arsyeja kryesore për këtë humbje ishte lodhja e skuadrës së tij.

Lexo po ashtu Drita fiton derbin e javës ndaj Prishtinës

Prishtina në mesjavë luajti 120 minuta në Kupë ndaj Ballkanit dhe kjo bëri që futbollistët kryeqytetas të jenë të lodhur sipas teknikut boshnjak.

“Kemi pasur telashe me lodhjen, secili top ka shkuar prapa. Nuk ka pasur arsye të pranojmë gola kaq naiv. Lojtarët po ashtu nuk kanë reaguar mirë”, u shpreh shkurtimisht Ibrakovic pas ndeshjes.

Përkundër humbjes, Prishtina nuk ndërron pozitë pasi mbetet e gjashta në tabelë me 32 pikë. /Telegrafi/