Anëtarë të Lidhjes së romëve të Maqedonisë e cila është në pushtet në Shuto Orizare, i kushtëzojnë banorët se nuk do t’ua legalizojnë objektet nëse zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk votojnë për këtë parti politike, respektivisht për pushtetin aktual politik, ka deklaruar për Civil Media, Samka Ibraimovski, lideri i partisë opozitare të romëve PEPR, transmeton Telegrafi Maqedoni.
„Në Shuto Orizarë mbretëron kaosi. Informatat që i kam flasin se legalizimin e shtëpive, romët duhet ta paguajnë dhe të votojnë për LRM, partinë e Amdi Bajramit“, ka deklaruar Ibraimovski.
A ka potencuar se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk do të ketë manipulime zgjedhore, sepse të gjithë të përfshirët në to do të jenë pas grillave.
„Amdi Bajrami nuk do të mund të bëjë manipulime në zgjedhjet e ardhshme sepse nuk do të ketë kush ta mbrojë, Gordan Jankulloska do të jetë atje ku e ka vendin“, ka përfunduar Samka Ibraimovski, kryetar i PEPR./Telegrafi/