Site icon Telegrafi

Ibraimovski viziton Gostivarin, diskuton për çështjen e përmirësimit të jetës së romëve

Ministri pa Resor, Samka Ibraimovski, përgjegjës për zbatimin e Strategjisë për përmirësimin e e gjendjes së romëve në Maqedoni, mbrëmë ishte në Gostivar, ku u ndërmorën masat për aktivitetet qeveritare në drejtim të përmirësimit të situatës së komunitetit rom.

Para të pranishmive, Ibraimovski sqaroi se cilët janë hapat që duhet të ndërmerren për t’u realizuar strategjia qeveritare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim është theksuar se rritja e planifikuar e ndihmës sociale për një familje katëranëtarëshe do të jetë 12 mijë denarë. Paralajmërohen takime të ngjashme edhe në qytetet tjera të Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version