Në debatin e sotëm për votëbesimin e Qeverisë Zaev, ka folur edhe deputeti rom, Samka Ibraimovski, i cili i ka replikuar deputetit të OBRM-PDUKM-së, Goran Manojlovski.
Ibraimoski i tha Manojlovskit se romët kanë përfituar gjithçka kur në pushtet ka qenë LSDM-ja, dhe se gjatë kohës së OBRM-PDUKM-së nuk ka qenë kurrë ministër, dhe se e kanë keqinformuar.
Ibraimovski u shpreh se do të verifikohet edhe pasuria e Manojlovskit, duke shtuar se qytetarët duhet ta dinë se çfarë mjeku ka në Tetovë.
Në përplasjen e tij me Manojlovksin, Samka Ibraimovski u shpreh se në Tetovë e njohin Samkën, dhe se për Manojlovskin, Samka është Tito./Telegrafi/