Ministri për zbatimin e strategjisë kombëtare për gjendjen e romëve në Maqedoni, Samka Ibraimovski, kërkon zgjidhje të problemeve me hedhurinat, përmirësimin e problemeve infrastrukturore dhe furnizimin me ujë dhe energji elektrike në lagjet e Manastirit, ”Tregu i kafshëve”, ”Ljubojno” dhe ”Uji i të Premtes”.
Sipas AIM-së, Ibraimovski ka kërkuar nga kryetari i Manastirit dhe ndërmarrjeve komunale që t’i reken punës dhe të përmirësojnë situatën me këto lagje.
Njiherit, Ibraimovski ka paralajmëruar shqyrtim të projekteve të deritanishme dhe do të dalin me njoftim zyrtar për atë se çfarë është kryer deri tani në pjesën e Dekades dhe strategjisë së romëve./Telegrafi/