Site icon Telegrafi

Ibraimovski ankohet për përfaqësim të dobët të romëve në pozita udhëheqëse në Maqedoni

Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, ka realizuar një takim pune me ministrin pa resor, i angazhuar për zbatimin e Strategjisë kombëtare për përmirësimin e statusit të romëve në Maqedoni, Samka Ibraimovski.

Në takim është shqyrtuar mundësia e një bashkërendimi donatorësh, si edhe një analizë ndikimi i fondeve shtetërore që janë harxhuar për zbatimin e strategjisë në periudhën 2005-2017.

Ministri Ibraimovski ka theksuar përfaqësimin e dobët të romëve në pozita udhëheqëse në institucionet shtetërore.

Nga ana tjetër, ambasadori Zhbogar është përkushtuar për zbatimin e projekteve dhe graneve për realizimin e aktiviteteve rreth planeve kombëtare dhe lokale që kanë për qëllim bashkësinë rome në Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version