Deputeti Samka Ibraimoski, sot në konferencë për shtyp tha se nuk respektohen ligjet në konkurset e institucioneve shtetërore për punësimin e romëve. Sipas tij, në vendet e punës që janë paraparë për komunitetin rom janë punësuar persona të bashkësive tjera etnike.
“Konkursi i parë është publikuar nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, për këshilltar për kontroll në komunikacion dhe mirëmbajtje të pajisjeve kompjuterive, është paraparë të punësohet rom, por u pranua maqedonas. Konkursi u publikua për herë të dytë vetëm që të eliminohet romi i vetëm, kandidat që i përmbushte kushtet. Rast të këtillë të ngjashëm ka pasur edhe në Ministrinë e Bujqësisë”, tha Ibraimoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se rasti i tretë i mosrespektimit të konkursit ka qenë në Entit për Shtetëror për Statistika, ku sipas tij, në kundërshtim me ligjin është pranuar kandidat që i ka përfaqësuar gjitha bashkësitë etnike.
Ibraimoski tha se do të kërkojnë anulimin e këtyre konkurseve dhe shpalljen e tjerëve./Telegrafi/