Site icon Telegrafi

Ibraimoski lëshon postin e ministrit, do të mbetet deputet

Ministri pa resor, Samka Ibraimoski, i obliguar me zbatimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Maqedoni, ka paralajmëruar dorëheqje nga funksioni i ministrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

AIM bën të ditur se ai nuk do të tërhiqet nga politika, por do të vazhdojë të jetë deputet. Ibraimoski do të nënshkruaj deklaratën në KSHZ për të qenë deputet.

Përndryshe, Ibraimosi ishtre kandidat i LSDM-së dhe koalicionit në Njësinë zgjedhore 5./Telegrafi/

Exit mobile version