I akuzuari për prishje të rendit zgjedhor në lëndën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) ”Titanik”, Bedredin Ibraimi sot në seanca ka thënë se është shumë e pakuptimtë që të merr udhëra pasi ai ka familje, ka qenë në ushtri, ka fakultet dhe ka 63 vite, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në seancën e ardhshme në gjykatë do të jenë prezent edhe Boris Kondarko, Violeta Duma, Subhi Jakupi dhe Vasil Krstev të cilët do të dëshmojnë për këtë lëndë të PSP-së.
Menduh Thaçi ka reaguar në gjykatë pse ka munguar gjuha shqipe në transkriptat e bombave.
Kjo seancë është caktuar për të vazhduar më 23 gusht. /Telegrafi/