Telegrafi

Ibrahmovic nuk ndalet në Suedi, shënon gol në ndeshje miqësore

Zlatan Ibrahimovic edhe pse 38-vjeçar mbetet unik dhe aktualisht është duke qëndruar në Suedi, ku edhe ka zhvilluar një ndeshje futbolli.

Suedezi që është nën kontratë me Milanin, është në pauzë me klubin e tij shkaku i pandemisë Covid-19, por në Suedi masat janë më të lehta, madje edhe zhvillohet futbolli.

Ai aktualisht po stërvitet me skuadrën e Hammarby, ku ka edhe një pjesë të aksioneve në këtë klub.

 

Përveç stërvitjeve, klubi suedez ka zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore mes vete, ku në fushë ishte edhe Ibrahimovic.

Skuadra e Zlatan shënoi fitore dhe ai gjeti edhe golin.

 

Ajo që bëri përshtypje ishte mbishkrimi në fanella që kishte veshur skuadra e 38-vjeçarit.

Bluza e tij mbante një mesazh të veçantë që i përshtatej stilit të Ibrës: “Sot jam i fortë”, ishte shkruar në të.

Ibra mbetet në kontratë me Milanin, ndërsa ka shtuar se do ta respektojë deri në fund. /Telegraf/