Site icon Telegrafi

Ibrahimovici ‘poshtëron’ Lukakun: Hunda ime është më e madhe se karriera e tij

Zlatan Ibrahimovic ka dhënë një deklaratë sa interesante po aq edhe thumbuese për bashkëlojtarin e tij, Romelu Lukaku.

Sulmuesi belg, Lukaku u transferua gjatë verës tek Djajtë e Kuq për një shifër të raportuar rreth 85 milionë euro.

Lexo po ashtu Dhjetë transferimet më të shtrenjta në histori të Man Unitedit, Lukaku bëhet i dyti (Foto)

Sipas mediave, belgu erdhi tek skuadra nga Old Trafford si një zëvendësues ideal i Ibrahimovicit, i cili në fund të sezonit të kaluar u lëndua në gju dhe pritej të mungoj deri në muajin janar dhe Unitedi ishte skeptik rreth vazhdimit të kontratës.

Megjithatë, Unitedi vendosi t’ia vazhdoj kontratën edhe për një vit shtatlartit suedez, i cili në sezonin e kaluar shënoi 26 gola në të gjitha garat.

Lexo po ashtu Ibrahimovic zbulon numrin e ri: Kurrë nuk u largova, vetëm ndryshova numrin (Foto)

Pas transferimit të Lukakut, drejtuesit e klubit të madh anglez ia besuan fanellën me numër 9 dhe kështu filluan krahasimet mes tij dhe Ibrahimovicit, i cili ka qeshur me krahasimet e bëra me të dhe e ka thumbuar bashkëlojtarin e tij.

“Lukaku më i mirë se unë? Ju më bëni të qeshi, hunda ime është më e madhe se gjithë karriera e tij”, ka thënë Ibrahimovic. /Telegrafi/  

Exit mobile version