Telegrafi

Ibrahimovic vazhdon të shënojë, Barcelona të fitojë

Ibrahimovic zëvendësoi Thierry Henryn pas gati gjysmë ore lojë (29’), dhe shënoi pas dhjetë minutash nga aktivizimi i tij. Kjo është ndeshja e pestë radhazi që suedezi shënon për Barcelonën, praktikisht në çdo ndeshje në La Liga.

Blaugranët shënuan edhe një gol tjetër në pjesën e dytë, kësaj here me anë të mbrojtësit Gerard Pique, në minutën e 58-të të ndeshjes.

Fitorja e barazon Barcelonën me Real Madridin sa i takon pikëve, që të dyja nga 15 pikë, por klubi mbretëror kryeson në tabelës falë diferencës më të mirë të golave.