Site icon Telegrafi

Ibrahimovic vazhdon stërvitjet në klubin ku është pronar

Zlatan Ibrahimovic të enjten ka stërvitur me klubin nga Stokholm, Hammarby, në të cilin ai zotëron 25 për qind të aksioneve.

Sulmuesi suedez është duke pritur thirrjen nga klubi për tu nisur në Itali dhe për të rifilluar stërvitjen me Milanin.

Ibra ka vazhduar ta mbajë formën, siç dëshmohet nga këto foto të publikuara në faqen e internetit të klubit suedez.

“Zlatan ishte në shtëpi në Stokholm me familjen e tij dhe dëshironte të prekte topin sërish. Nga e hëna do të fillojmë të punojmë përsëri me ekipin, natyrisht që Zlatan është gjithashtu i mirëpritur të stërvitet me ne”, kishte thënë drejtori sportiv i klubit Jesper Jansson.

Suedia është një nga vendet e pakta evropiane që nuk ka miratuar ende strategji për bllokimin nga Coronavirusi.

Sidoqoftë, qendra e stërvitjes së Hammarby është e mbyllur për publikun dhe mediat. /Telegrafi/

Exit mobile version