Site icon Telegrafi

Ibrahimovic vazhdon me gjëra të veçanta, iu dhuron bashkëlojtarëve të Milanit nga një ‘PlayStation 5’ në ditën e daljes në shitje

Zlatan Ibrahimovic u ka dhuruar shokëve të tij te klubi italian, AC Milan, nga një PlayStation 5 në ditën e daljes në shitje të pajisjes elektronike në Evropë.

Sony lëshoi ​pajisjen e tyre elektronike të njohur më të re më 19 nëntor dhe duket se është pritur tepër mirë nga dashamirët e video-lojërave.

Në shumë dyqane në të gjithë Evropën janë shitur tashmë të gjitha stoqet dhe Ibrahimovic ka rritur moralin në San Siro me gjestin e tij.

https://twitter.com/vinesfoot/status/1329505819168268299

Yjet e Rossonerëve, Mateo Musacchio, Samu Castillejo dhe Rafael Leao të gjithë postuan PS5-të e tyre në Instagram, duke falënderuar 39-vjeçarin suedez për dhuratën.

Musacchio dhe Castillejo ofruan një ‘Faleminderit!’ të thjeshtë, ndërsa Leao shkoi një hap më tej duke shkruar: ‘Faleminderit më i madhi i të gjitha kohërave për dhuratën’.

Tifozët kanë reaguar ndaj gjestit dhe kanë shpikur termin ‘Zanta Claus’ pak më shumë se një muaj nga Krishtlindja.

Në fushë, Ibrahimovic ka ndihmuar në formën e Milanit, i cili gjendet në krye të Serie A pas shtatë ndeshjesh të fillim sezonit.

Suedezi legjendar ka shënuar tetë gola në pesë ndeshje këtë sezin, duke përfshirë një gol mahnitës me biçikletë kundër Udineses. /Telegrafi/

Exit mobile version