Zlatan Ibrahimovic është një legjendë e mirëfilltë e lojës moderne, pasi ka përfaqësuar klubet më të mëdha të futbollit në Evropë.
42-vjeçari ka shijuar një karrierë të shkëlqyer ku ka luajtur për Juventusin, Interin, Milanin, Barcelonën, Manchester Unitedin dhe PSG-në, si disa nga klubet më të mëdha.
Shumë gjëra kanë ndryshuar në futboll që nga debutimi i Ibrahimovicit për klubin suedez Malmo FF në edicionin 1999/2000.
Zlatan ka fituar shumë trofe si futbollist, por a do të mendonte ndonjëherë të menaxhonte një klub futbolli?
“E pamundur. Gjatë lojës unë do të godas të paktën dy lojtarë dhe pas ndeshjes tetë!”, u përgjigj Ibrahimovic me një buzëqeshje.
Ky është një lehtësim që ai nuk është futur ende në stërvitje si trajner i ndonjë ekipi. /Telegrafi/