Telegrafi

Ibrahimovic thyen heshtjen: Kam vendosur për të ardhmen

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se tashëm e ka marrë vendimin për të ardhmen.

Në një konferencë për shtyp ai nuk ka pranuar të flas për spekulimet që e lidhin atë me një kalim te Manchester United .

Duke folur në një konferencë për shtyp, ai tha: “Nuk është e rëndësishme për mua që kjo të bëhet para Euro 2016. Kënaqem duke i lexuar ato që shkruhen për mua. Është kënaqësi”.

“E ardhja është vendosur. Unë kam vendosur për të ardhmen”.

“Ka interesim nga çdo vend. Angli, Itali , dhe shtetet tjera. Kam oferta konkrete, shumë alternativa”, ka thënë Ibrahimovic.

Zlatan Ibrahimovic është larguar nga PSG dhe raportet e fundit e lidhin me një kalim te Manchester Unitet. /Telegrafi/