Site icon Telegrafi

Ibrahimovic thuhet se ka pranuar ofertën e Milanit

Zlatan Ibrahimovic thuhet se ka arritur një marrëveshje me Milanin dhe ka nënshkruar një marrëveshje një vjeçare me vlerë shtatë milionë euro në sezon.  

Suedezi nuk ishte kthyer në Milano kur pjesa tjetër e skuadrës filloi përgatitjet për sezonin 2020-21, duke pritur për marrëveshjen përfundimtare me kuqezinjtë.

Tani mediumi Sky Sport Italia zbulon se ai ka rënë dakord një marrëveshje pa asnjë bonus, por një pagë fikse prej shtatë milionë euro dhe do të kthehet menjëherë.

Lexo po ashtu Maldini: Ibra është prioritet i Milanit

38-vjeçari bëri një ndikim masiv pas kthimit të tij në janar dhe drejtori teknik Paolo Maldini kishte konfirmuar tashmë se ai kishte bërë objektiv rinovimin e Ibrës.

Zlatan kontribuoi me 10 gola në 18 ndeshje të Serie A që nga rikthimi i tij dhe do të tentojë të ndihmojë klubin në sezonin e ri që fillon më 19 shtator. /Telegrafi/

Exit mobile version