Zlatan Ibrahimovic ka rezultuar pozitiv me coronavirus para ndeshjes së Ligës së Evropës.
Milani do të luaj ndaj skuadrës norvegjeze Bodo/Glimt, derisa për këtë takim nuk do të jetë i gatshëm Zlatan Ibrahimovic.
Ylli suedez ka rezultuar pozitiv dhe duhet të karantinoret për 14 ditë.
Por me të dalë rezultati se është pozitiv dhe se duhet të qëndrojë i izoluar, Zlatan Ibrahimovic ka reaguar.
“Unë u testova negativ dje dhe pozitiv sot me Covid. Asnjë simptomë nuk e kam pasur kurrë”.
I tested negative to Covid yesterday and positive today. No symptoms what so ever. Covid had the courage to challenge me. Bad idea
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) September 24, 2020
“Covid kishte guxim të më sfidonte mua. Ide e keqe”, ka shkruar Ibrahimovic në Twitter.
Kaq ka mjaftuar nga Ibra që statusi i tij të bëhet viral në rrjetet sociale. /Telegrafi/