Telegrafi

Ibrahimovic: Shihemi së shpejti në Itali

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Alexander Hassenstein/Getty Images)

Zlatan Ibrahimovic e ka bërë të qartë vendin ku do ta vazhdojë karrierën dhe ajo do të jetë Italia.

Sulmuesi pas largimit nga MLS dhe LA Galaxy, ka qenë i lidhur me klube si Milan, Napoli, Bologna dhe Roma.

“Do të bashkohem me një klub që dëshiron të kthehet te fitoret, që dëshiron ta rinovojë historinë dhe të luftojë në beteja të reja kundër të gjithëve” ka thënë Ibra për GQ Italia.

Zlatan Ibrahimovic në aksion (Foto: Harry How/Getty Images)

“Kjo është mundësia e vetme që të gjejë sërish motiv dhe do të befasoheni edhe ju”.

“Nuk ka të bëjë me zgjedhjen e ekipit, pasi ka edhe faktor dhe interesa të tjerë, fillimisht për familjen time”.

“Shihemi së shpejti në Itali”, ka thënë Ibraimovic.

Ibrahimovic duke festuar një gola me LA Galaxy

Milan, Napoli, Bologna dhe Roma janë klube që e kanë fituar në të shkuarën Scudetton që janë edhe destinacionet e ardhshme për suedezin./ Telegrafi/