Site icon Telegrafi

Ibrahimovic shënon me gërshërë, Milani merr fitore të madhe te Udinese

Milani është rikthyer te fitoret pas barazimit ndaj Romës 3-3 dhe ka triumfuar në udhëtim te Udinese.

Në një ndeshje jashtëzakonisht të vështirë, Milani triumfoi me rezultat të ngushtë 1-2.

Rossonerët e gjetën golin e epërsisë në minutën e 18-të, kur Zlatan Ibrahimovic asistoi bukur te Franck Kessie i cili shënoi për 0-1.

Me epërsinë minimale të mysafirëve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Por me të filluar pjesa e dytë vendasit fituan penallti, të cilën në gol e shndërroi Rodrigo de Paul për të barazuar shifrat në 1-1.

Milan vazhdoi të dominonte në ndeshje, ku në minutën e 83-të gjetën edhe golin e fitores.

Ishte Zlatan Ibrahimovic që shënoi një gol të bukur me gërshërë për t’i dhënë tri pikë të reja Milanit.

Me këtë fitore Milani vazhdon të kryesoj i vetëm në Serie A, ku pas gjashtë ndeshjeve ka grumbulluar 16 pikë.

Ndërkohë Udinese mbetet në vendin e 18 në tabelë me vetëm tri pikë.

Ndeshjen e radhës Milani e luan në San Siro përballë Veronës, ndërsa Udinese luan në udhëtim te Sassuolo. /Telegrafi/
 

 

https://twitter.com/noobfcb/status/1322882618816368640

https://twitter.com/LyndioSport/status/1322889422627577857

Exit mobile version