Telegrafi

Ibrahimovic rikthehet në stërvitje të Milanit pas daljes nga karantina

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic është kthyer në stërvitje pasi i dha fund periudhës së tij të karantinës dy ditë më parë.

Suedezi 39-vjeçar u kthye në Milanello këtë mëngjes për të mbajtur seancën e tij të parë stërvitore pas më shumë se dy javësh.

Mediumi Gazzetta dello Sport zbulon se ai mori pjesë në seancën e mbajtur në orën 10:30 këtë mëngjes.

Lexo po ashtu Ibra mposht coronavirusin, gati për derbin me Interin

Ibrahimovic doli pozitiv për coronavirus përpara raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës dhe si pasojë ka humbur katër ndeshje të Milanit.

Veterani e filloi sezonin me një dy golësh ndaj Bolognas në Serie A, ndërsa Milani ka tri fitore nga tri ndeshjet e para të sezonit 2020-21, pas triumfit ndaj Crotone dhe Spezia.

Më 17 tetor, Milani përballet me Interin në San Siro dhe Zlatan pritet të jetë në dispozicion për Derby della Madonninan e parë të këtij sezoni. /Telegrafi/