Site icon Telegrafi

Ibrahimovic rezulton negativ në testin e coronavirusit

Zlatan Ibrahimovic u lejua të thyejë karantinën për një rikthim në banesën e tij pas një jave, pasi sulmuesi i Milanit testoi dy herë negativ për COVID-19.

Sulmuesi e kaloi tërë bllokimin në Suedi, duke u rikthyer të hënën, ku u dërgua menjëherë në terrenin e stërvitjes në Milano për të qëndruar në një dhomë karantine.

Megjithatë, sipas MilanNews.it, Ibrahimovic iu bënë dy teste për coronavirus dhe të dy u kthyen negativ.

Lexo po ashtu Ibrahimovic kthehet në Milano, e pret karantina prej 14 ditësh

Prandaj atij iu lejua të thyejë karantinën përkohësisht për një udhëtim në banesën e tij, ku pritet të vazhdojë qëndrimin edhe për shtatë ditë të tjera.

Para se të fillojë stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës, Ibrahimovic do të bëjë edhe teste gjaku dhe një ekzaminim të plotë mjekësor.

Veterani konfirmoi rikthimin e tij në banesë me një foto në Instagram dhe Twitter, ku shihet sipër ballkonit të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version