Site icon Telegrafi

Ibrahimovic qetëson Milanin, do të jetë gati për derbin

Zlatan Ibrahimovic pësoi një lëndim në derbin mes Milanit dhe Juventusit javën e kaluar.

Lëndimi i suedezit ka shqetësuar kampin kuqezi, por nuk është i rëndë siç u duk në fillim.

Por vizitat e fundit mjekësore që ka bërë sulmuesi suedez e kanë qetësuar kampin e Milanit dhe trajnerin Stefano Pioli.

Doktorët e Milanit i kanë dhënë dritën e gjelbër suedezit që të filloj fillimisht stërvitjet i diferencuar me pjesën tjetër të skuadrës.

Që nga 1 shkurti, Ibra mund t’i bashkohet pjesës tjetër të lojtarëve dhe kësisoj pritet të jetë i gatshëm për derbin ndaj Interit.

Milan do të përballet me Interin më 5 shkurt, derisa Ibra pritet të jetë në fushë, nëse jo nga minuta e parë së paku nga banka rezervë. /Telegrafi/

Exit mobile version