Zlatan Ibrahimovic pritet të kthehet në Milano këtë të shtunë dhe pastaj do të ketë një karantinë dy-javore përpara se të kthehet në stërvitje.
Ish-reprezentuesi i Suedisë fillimisht kishte pritur një datë të caktuar për rifillimin e sezonit në Itali para se të kthehej në Milano, por raportohet se ka pranuar të kthehet këtë javë pasi rifillojnë stërvitjet në Serie A.
Milani fillon stërvitjen individuale sot, pas testimit të plotë të lojtarëve dhe stafit të tyre, por 38-vjeçari do të duhet të mbetet i izoluar për 14 ditët në vijim, duke filluar nga data e kthimit të tij në kryeqytetin e modës.
Sipas La Gazzetta dello Sport, sulmuesi pritet të zbarkojë mes nesër dhe të shtunës, që do të thotë se ai duhet të jetë i gatshëm të kthehet në stërvitje deri më 24 maj.
Pasi kaloi periudhën e karantinës në vendlindje, Zlatan mbajti formën duke stërvitur me Hammarby dhe pranoi se ndihej mirë në klubin të cilin e bleu një pjesë prej 23.5 për qind në fund të vitit të kaluar.
Ndryshe, data e rikthimit të futbollit në Serie A ende nuk është caktuar përfundimisht, por besohet se do të jetë në mes të qershorit. /Telegrafi/