Telegrafi

Ibrahimovic pritet të jetë titullar te Milani pas pesë muajsh

Zlatan Ibrahimovic pritet të përfshihet nesër (e shtunë) në formacionin titullar të Milanit kundër Bolognas, duke nisur ndeshjen e tij të parë pas pesë muajsh.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, trajneri Stefano Pioli ka të ngjarë të zgjedhë suedezin si sulmuesin e vetëm të Milanit në ndeshjen e tyre në udhëtim në Stadio Dall’Ara nesër.

Ibrahimovic e filloi ndeshjen e tij të fundit më 5 maj, në fitoren 3-0 të kuqezinjve ndaj Juventusit dhe nga ajo kohë kanë kaluar plot pesë muaj.

Gjatë asaj ndeshje, ai mori një dëmtim në gju që e detyroi të humbasë Euro 20202 dhe ndeshjet hapëse të sezonit me Rossonerët.

 

40-vjeçari ka tre paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, por ai gjithmonë ka ardhur nga stoli si zëvendësues, duke shënuar një gol kundër Lazios në fitoren 2-0 në San Siro.

Ibrahimovic luajti 32 minuta kundër Portos të martën, duke zëvendësuar Olivier Giroud në pjesën e dytë. /Telegrafi/