Site icon Telegrafi

Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Legjenda e Chelseat, John Terry e ka ‘shkatërruar’ Zlatan Ibrahimovicin pasi ky i fundit u përpoq të pretendonte se është më i madh se klubi londinez.

Zlatanit iu tha për thashethemet se Chelsea u përpoq ta nënshkruante atë në të kaluarën, të cilave ai u përgjigj në një mënyrë tipike të ‘stilit Zlatan’.

“Chelsea nuk mund të nënshkruante me mua, unë kam më shumë trofe se Chelsea. Unë duhet të kisha qenë ai që do të nënshkruaja për Chelsean”, kishte deklaruar Ibrahimovic.

Megjithatë, Terry ka vendosur të reagojë me një përgjigje në faqen 365Scores në Instagram, faqe e cila mbante citatin.

“Ai nuk donte të ishte në bankinë”, shkroi Terry duke etiketuar edhe sulmuesin Didier Drogba.

Kjo përgjigje e legjendës angleze padyshim se është një goditje e fortë për Ibrahimovicin, i cili njihet për vetëbesim të tepruar. /Telegrafi/

Exit mobile version