Zlatan Ibrahimovic ndihet i kënaqur me partneritetin e tij me Paul Pogban.
Sulmuesi suedez shënoi golin e fitores së Manchester Unitedit ndaj Crystal Palace, pas një asistimi nga Paul Pogba, dhe ky bashkëveprim ka bërë që Ibrahimovic të tregoj që dy futbollistëve i pëlqen të luajnë me njëri-tjetrin.
“Ne flasim shumë dhe përpiqemi për të ndihmuar njëri-tjetrin shumë. Unë mendoj se atij i pëlqen të luajë me mua dhe mua për të luajtur me të gjithashtu”, ka thënë Ibra për faqen zyrtare të klubit, përcjell Telegrafi.
“Por kjo nuk është vetëm për ne të dy, është i tërë ekipi. Ne të gjithë punojmë shumë”.
Ndryshe, ndeshja e radhës për Unitedin është në udhëtim të shtunën ndaj West Bromwich Albion. /Telegrafi/