Telegrafi

Ibrahimovic po kënaqet në Barcelonë

Pasi që është vendosur para sezonit të sivjetmë në Barcelonë, Zlatan Ibrahimovic ka folur për atmosferën në klubin.

Ibra ende pritet të luaj për klubin e tij të ri, por ka vijuar stërvitjet e plota gjatë ditëve të fundit.

Në një intervistë për gazetën suedeze “Expressen”, ai ka folur për ditët e para në këtë klub: "Mezi pres të filloj të luaj. Po përmirësohem çdo ditë e më shumë gjatë trajnimeve. Gjërat po ecin me të vërtetë mirë".

Ibrahimovic pritet që debutimin e tij me Barcelonën ta bëj kundër ekipit anglez Manchester City në garat për “Gamper Trophy”.