Site icon Telegrafi

Ibrahimovic përsëri vendimtar në MLS, shënon gol të bukur dhe i jep fitoren LA Galaxy

March 31, 2018; Carson, CA, USA; Los Angeles Galaxy forward Zlatan Ibrahimovic (9) celebrates his goal scored against Los Angeles FC during the second half at StubHub Center. Mandatory Credit: Gary A. Vasquez-USA TODAY Sports

Zlatan Ibrahimovic ka vazhduar të shkëlqejë në kampionatin amerikan MLS.

Sulmuesi suedez javë më parë iu bashkua skuadrës Los Angeles Galaxy si transferim i lirë.

Ibrahimovic e shkëputi kontratën me Manchester United për të luajtur në kampionatin amerikan.

Në ndeshjen debutuese, Ibra arriti të realizoi dy gola të bukur për LA Galaxy.

(Photo /Getty Images)

Ndërkohë mbrëmë, suedezi i ka dhënë një tjetër tre pikësh ekipit të tij.

36-vjeçari realizoi me kokë pas një asistimi nga Ashley Cole për fitoren e Galaxy 0-1 te Chicago Fire.

Goli ndaj Chicago Fire ishte i treti në MLS për Ibrahimovicin.

Ndërkohë LA Galaxy pas kësaj fitore zë pozitën e dytë në Konferencën e Perëndimit me 10 pikë të tubuara. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=9g6RPKAZH9Y

Exit mobile version