Telegrafi

Ibrahimovic për Fabregas?

El Mundo Deportivo pohon se bosi i Arsenalit do të zbusë mendimin e tij për mbajtjen e Fabregasit, nëse Ibrahimovic përfshihet si shkëmbim.

Përkundër ardhjes së Marouane Chamakh nga Bordeaux, Wenger do të mirëpriste transferimin e suedezit, të cilin për pak sa nuk e transferoi kur ishte adoleshent.

Barcelona dëshiron marrëveshjen me Fabregasin para Botërorit, që do të thotë se Ibra mund të bëhet futbollist i Arsenalit brenda pak javësh. /Telegrafi/