Telegrafi

Ibrahimovic i pavendosur rreth të ardhmes te Milani

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Zlatan Ibrahimovic po mendon të largohet nga Milani, në rast se nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi suedez ka kërkuar nga Rossonerët që të bëjnë disa transferime në afatin e ardhshëm, në mënyrë që të luftojnë për trofe.

Në rast se Milani nuk i përmbushë kërkesat e tij, atëherë Ibra Kadabra mund të largohet nga San Siro qysh në verë.

Lexo po ashtu Milani rrezikon t’i humbë në këtë verë Ibrahimovicin dhe Donnaruman

38-vjeçari u rikthye te klubi italian në afatin e janarit, shkaku që kontrata e tij me La Galaxyn skadoi.

Ibrahimovic ka ndikuar me ardhjen e tij te Milani, duke sjell rezultate pozitive, gjersa gjenden në pozitën e shtatë me 36 pikë. /Telegrafi/