Telegrafi

Ibrahimovic pas golit të shënuar: Do të festoj si zot në San Siro, jo këtu

Zlatan Ibrahimovic është deklaruar rreth fitores 2-0 të Milanit në udhëtim te Cagliari.

Sulmuesi suedez shënoi golin e dytë te Rossonerët, e që ishte i pari që për të në rikthimin te skuadra italiane.

38-vjeçari ka thënë pas takimit se ishte një fitore e rëndësishme për ekipin, derisa ka rikujtuar se do të festojë si zot kur të shënojë në San Siro.

Cagliari vs Milan (Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

“Ishte një ndeshje e madhe për ne dhe një fitore e rëndësishme. Ndihesha mirë në fushë, por duhet të punojë më shumë dhe të rikthehem në formë”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Milani fiton ndaj Cagliarit - Ibrahimovic gjen golin e parë në rikthimin te Rossonerët

“Festimi? Do të festoj si zot kur të jem në San Siro, jo këtu. Mendja ime është në formë, kështu që edhe trupi do ta ndjek atë”, ka shtuar më tej Ibra.

Milani ndeshjen e radhës do ta luajë ndaj SPAL-it në Kupën e Italisë, derisa në Serie A do të ketë punë me Udinesen. /Telegrafi/