Telegrafi

Ibrahimovic nuk njeh moshë, goli i tij i fundit e tregon këtë gjë

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic është duke kaluar në një formë tejet të lartë këtë sezon.

Përkundër moshës 40-vjeçare, Ibra po del të jetë vendimtar këtë sezon te Milani.

Ibrahimovic dëshmoi formën e lartë duke shënuar një super gol nga goditja e lirë ndaj Genoas.

40-vjeçari, shënoi në minutën e 10-të për t’i dhënë epërsinë ekipit të tij për 1-0.

Ky ishte goli i 6-ti i tij në këtë sezon.

Milani ka shënuar pastaj edhe me Junior Messias për ta mbyllur pjesën e parë me rezultat 2-0./Telegrafi/