Telegrafi

Ibrahimovic: Nuk do të lëmë asgjë të na dalë përpara

”Ndihem se gjatë tërë kohës jam nën vëzhgim të madh. Kudo që shkoj, njerëzit kërcejnë edhe për gjërat e vogla që unë i bëj. Por unë duhet të mësohem me këtë, sepse Parisi është me të vërtetë në qendër të vëmendjes tani”.

”Sido që të jetë, kështu shkojnë gjërat. Kur ju dëshironi të jeni në maje, duhet të pritni trajtim të veçantë”.

“Të gjithë dëshirojnë të hedhin diçka të keqe në veprat tona, që të na ndalojnë neve që t’i përmbushim ambiciet tona. Në këtë ekip, ne të gjithë i kemi objektivat e njëjtë dhe nuk do të lëmë asgjë të na dalë përpara”, ka thënë Ibra për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/