Zlatan Ibrahimovic e ka dhënë opinionin e tij në lidhje me largimin e Antonio Contes nga Tottenham Hotspur.
Sulmuesi veteran duket të jetë një admirues i strategut italian dhe angazhimit të tij profesional, ndërsa së fundmi i ka dalë në mbrojtje kur është pyetur për largimin nga Spursat.
Ibra ka thënë se gjithkujt i pëlqen të punojë sipas mënyrës së vet dhe se Conte e pagoi çmimin, pasi vendosi t’u qëndronte besnik bindjeve të tij.
“Dikush që është vetvetja, dikush që përpiqet të jetë i përsosur. Mendoj se duhet te jesh vetvetja edhe pse nganjëherë paguan për të, sepse njerëzit nuk duan të dëgjojnë gjëra të tilla. Preferoj të jem vetvetja dhe ta shpreh veten ashtu siç mendoj dhe dua”, kë thënë 41-vjeçari për kamerat e Sky Sports.
Zlatan ka folur ndërkohë që ndodhet i angazhuar me Suedinë për ndeshjet kualifikuese të ‘Euro 2024’. /Telegrafi/