Telegrafi

Ibrahimovic në bisedime të avancuara me Evertonin

Zlatan Ibrahimovic është në linjë për një transferim shokues te Everton nëse Carlo Ancelotti bëhet menaxher i ri i klubit anglez.

Ibrahimovic ka qenë i lidhur me një mori klubesh përfshirë ish-ekipin e tij, Milanin.

Megjithatë, Zlatan me sa duket ai është në bisedime të avancuara me ekipin nga Merseyside, Evertonin nëse Ancelotti bëhet trajner.

Lexo po ashtu Berlusconi fton Ibrahimovicin tek klubi i tij nga Serie C

Dyshja do të ribashkoheshin pas një viti së bashku te Paris Saint-Germain, i cili doli të jetë i frytshëm.

Zlatan shënoi 35 gola në sezonin 12/13 ndërsa PSG fitojë titullin në Ligue 1 për herë të parë në 19 vjet.

Ancelotti kishte bërë shaka në lidhje me nënshkrimin e Ibrahimovicit për klubin e mëparshëm Napoli pas largimit të tij nga MLS.

Lexo po ashtu Mund të dështoj rikthimit i Ibras në Milan, Rossonerët kanë planin b

“Do ta telefonoj sonte dhe do të them që jemi duke pritur!”, Ancelotti bëri shaka pas fitores 2-0 të Napolit ndaj Hellas Verona në tetor.

‘Unë kam shumë dashuri për të, pashë që ai shënoi 29 gola në 30 ndeshje MLS. Nesër, pasi te kem thirrur, do t’ju njoftoj se si shkoi!”, kishte deklaruar italiani. /Telegrafi/