Telegrafi

Ibrahimovic në ankand?

The Daily Mail shkruan se Barcelona ua ka ofruar suedezin Chelseat dhe Manchester Cityt, për 40 milionë funte.

Presidenti i Barcelonës për të arritur qëllimin e tij ka përdorur agjentin Pini Zahavin, për të zgjuar interesimin e Chelseat dhe Manchester Cityt.

Ibra mund të largohet për t’i krijuar hapësirë David Villas, që pritet të prezantohet javën e ardhshme si lojtar i Barcelonës. /Telegrafi/