Zlatan Ibrahimovic nuk mund ta ndihmoj Manchester Unitedin në ndeshjen e ardhshme në Ligën Premier.
Sulmuesi suedez është ndëshkuar me kartonë të verdhë në ndeshjen e djeshme(diel) ndaj Swanseat.
Kështu, ka mbushur numrin e kartonëve dhe do të mungoj në ndeshjen tjetër që ‘Djajtë e Kuq’ e zhvillojnë ndaj Arsenalit.
Kjo mungesë e ka prekur suedezin, i cili po ndjen keqardhje që nuk do të mund t’i ndihmoj bashkëlojtarët e tij pasi dëshiron të luaj.
“Më vjen keq që jam i suspenduar për ndeshjen e ardhshme. Do të doja të isha. Këtë ndeshje me të vërtetë do të doja ta luaja”, ka thënë Ibrahimovic. /Telegrafi/