Telegrafi

Ibrahimovic mund ta ‘tradhtojë’ Milanin, gati të nënshkruajë me Hammarbyn

Zlatan Ibrahimovic ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën pas këtij sezoni. 

38-vjeçari shumë shpejt pritet t’i kthejë përgjigje klubit kuqezi nëse do të rinovojë apo jo, ndërsa nga Suedia po shtohen zëmrat për një kalim t tij te Hammarby, aty ku është aktualisht dhe është bashkëpronar.

Drejtuesit kanë filluar të ëndërrojnë aktivizimin e tij me skuadrën suedeze dhe drejtori sportiv, Jesper Jansson, konfirmon dëshirën e madhe në një deklaratë për Expressen.

“Ekzistojnë shanset që ai të vijë të luajë me Hammarby. Unë kështu mendoj, por vetëm Zlatan e di dhe ai do të vendosë”.

“Nuk na ka thënë asgjë për momentin në lidhje me këtë temë dhe unë nuk kam ndërmend t’i them që e duam në skuadër”.

“E kam kuptuar se çfarë tipi është, ai nuk do të zbulojë asgjë derisa të jetë 100% i sigurt, por, padyshim, do të na pëlqente shumë hipoteza e aktivizimit të tij me Hammarby”, ka thënë drejtori sportiv i klubit suedez. /Telegrafi/