Milani ka fituar 2-0 në udhëtim te Cagliari në kuadër të javës së 18-të në Serie A.
Golat për Rossonerët i realizoi Zlatan Ibrahimovic që shënoi nga penalltia dhe nga loja e hapur.
Milani ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.08, me Cagliarin që u vlerësua 6.27.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë padyshim që ishte Ibrahimovic dhe u notua me 9.3.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Alexis Saelemaekers, që u vlerësua me 4.7 për shkak të kartonit të kuq.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/