Sulmuesi i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimoviç ka konfirmuar se mund të rikthehet te Milani në janar dhe tanimë nuk ka asnjë sekret.
Raportet e mediave thanë të enjten se Ibrahimovic kishte rënë dakord për një kontratë gjashtëmujore me Milanin me vlerë 2.2 milionë euro.
Për këtë u pyet edhe sulmuesi suedez, i cili deklaroi për media se ka interesim nga Rossonerët dhe rikthimi i tij mund të ndodh.
“Ka interes, por unë do të jem mirë duke kaluar një tjetër vit në LA”, ka thënë fillimisht për Vanity Fair.
“Nuk është sekret se i pëlqej Milanit. Kisha dy vite të mrekullueshme atje dhe nuk desha të largohesha, por më detyruan të shkoj në Paris”.
“Ne fituam shumë gjëra, përfundova si golashënuesi më i mirë në një klub të madh me një atmosferë të mrekullueshme”.
“Ata ishin një grup i pabesueshëm lojtarësh, me të cilët unë kam qenë me fat që kam luajtur dhe fituar. Dhe e di se çfarë do të thotë të fitosh në Itali. Të fitosh është gjithçka”.
“Kam luajtur për tre klubet më të mëdha në Itali: Juventus, Milan dhe Inter. Milani më trajtoi mirë: kam ardhur nga Barcelona, ku kam provuar trishtim, por Milani më ktheu buzëqeshjen. Doja t’ia shpaguaja ato”.
“Unë nuk do të them ‘jo’ dhe nuk do të them ‘po’. Ne do të shohim…”, përfundoi suedezi. /Telegrafi/