Site icon Telegrafi

Ibrahimovic mbërrin në Milano dhe zgjedh numrin e ri në fanellë

Zlatan Ibrahimovic ka mbërritur në Milano, ku do t’i bashkohet Rossonerëve për gjashtë muaj.

Sulmuesi suedez ka nënshkruar një kontratë gjashtë mujore, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Për Ibrahimovicin është një rikthim në San Siro, pasi më parë kishte qëndruar dy vite, nga 2010 deri më 2012.

38-vjeçari suedez ka arritur në Milano ku është pritur nga drejtuesit e klubit kuqezi, ndërsa tanimë ka zgjedhur edhe numrin që do ta bart në fanellë.

Ibrahimovic do ta bartë fanellën me numër 21, numër që nuk e kishte bartur kurrë më parë.

Milani pritet që gjatë ditëve të ardhshme ta bëjë edhe prezantimin zyrtar të suedezit. /Telegrafi/

Exit mobile version